Club Brugge humbi 3:1 nga Aston Villa të martën mbrëma në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve. Gazeta e njohur belge “La Derniere Heure” e ka vlerësuar Jasharin si lojtarin më të mirë të ndeshjes. Pas ndeshjes e vlerësoi me notë 7.5.
“Pavarësisht humbjes, ai ishte lojtari më i mirë në fushë. Një tjetër paraqitje e madhe nga lojtari i Zvicrës”, shkruan gazeta belge. Jashari nisi aksionin e golit të barazimit.
Ai dha pasim mjeshtëror për Christos Tzolis, i cili më pas asistoi për Maxim De Cuyper, që shënoi golin e barazimit 1:1.
Ndeshja kthyese luhet më 12 mars në “Villa Part”.