Mesfushori shqiptar Ardon Jashari beson se skuadra e tij Club Brugge mund ta fitoj titullin e kampionit në Belgjikë. Jashari po pret me padurim ndeshjen e parë të plejofit.
Ndeshjen e parë të plejofit e luan ndaj Anderlechtit, që drejtohet nga trajneri besnik Hasi. Ndeshja luhet të dielën.
“Mezi pres ndeshjen. Është mirë për ne. Është një rast për të fituar ende titullin. Pa plejof ne nuk do të kishim mundur të bëheshim kampion”, ka thënë Jashari të mërkurën, shkruan “sponza.be”.
Ai ka thënë se është gati për ndeshjen e parë të plejofit. Jashari i mungoi Zvicrës në dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.
“Nëse luan shumë dhe ndjen shumë besim nga trajneri dhe shokët e skuadrës, atëherë mund të luash futboll me shumë besim. Këtë e treguam edhe në Ligën e Kampionëve. Unë jam ndjerë si në shtëpinë time këtu që nga dita e parë”, ka thënë Jashari.
22-vjeçari iu bashkua skuadrës belge në verën e vitit të kaluar nga Luzerni. Me klubin belg ka kontratë deri në qershor të vitit 2029.