Mesfushori Ardon Jashari e ka regjistruar asistimin e tretë në edicionin aktual në kampionatin belg.
Jashari kontribuoi me asistim të shtunën në fitoren e Club Brugget 4:1 ndaj Denderit. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 16-të.
Jashari asistoi te goli për 2:1 që e realizoi Andreas Skov Olsen në minutën e 32-të.
Ai luajti deri në minutën e 61-të.
Jashari në 17 ndeshje të luajtura ka edhe një gol të shënuar.
Club Brugge është në vendin e dytë me 31 pikë. Denderi ka 18 pikë dhe është në mesin e tabelës.