Me paraqitjet në kampionatin belg të futbollit, Ardon Jashari, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.
Së fundi për reprezentuesin e Zvicrës, Jasharin, ka shprehur interesim skuadra e madhe italiane, Roma.
Kështu ka raportuar të martën “Transferfeed”.
Roma është shumë e interesuar për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Club Brugge.
Për ta liruar Jasharin, Brugge, kërkon 35 milionë euro.
Për 22-vjeçarin kanë shprehur interesim edhe skuadra si Atalanta, Juventus dhe Manchester United.
Ai në 42 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka kontribuar me tri gola dhe gjashtë asistime.
Te Club Brugge, Jashari u transferua në verën e vitit të kaluar nga Luzerni për gjashtë milionë euro.