Futboll

Jashari nuk është në dispozicion për ndeshjen ndaj Spanjës

Ardon Jashari

Mesfushori Ardon Jashari do t’i mungojë  Përfaqësueses së Zvicrës për ndeshjen ndaj Spanjës qëzhvillohet të hënën nga ora 20:45.

Të dielën gazeta zvicerane “Blick” ka njoftuar se Jashari nuk do të udhëtojë për në Tenerife për shkak të një gripi që i ka kapluar disa prej futbollistëve të Zvicrës. 

Me grip wshtw edhe selektori i Zvicrës, Murat Yakin.

Zvicra është e fundit në Grupin A4 me dy pikë. Spanja i prin tabelës me 13 pikë.