Futboll

Jashari me asistim të bukur në Ukrainë

Muharrem Jashari

Mesfushori Muharrem Jashari ka bërë asistim të bukur në kampionatin e Ukrainës. Të hënën, LNZ Cherkasy fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Kolos Kovalivka. Ndeshja i takoi xhiros së 28-të të elitës ukrainase.

Në minutën e 62-të Jashari shpërtheu në kundërsulm. Pas një kombinimi me një bashkëlojtar, shërbeu bukur në zonë për Vladyslav Naumets që shënoi për 2:1.

Jashari e Hajdin Salihu kompletuan ndeshjen te Cherkasy.
Cherkasy është i shtati me 35 pikë.