Futboll

Jashari e Rrudhani luajnë baras në Zvicër

Ardon Jashari

Skuadra e Luzernit ka barazuar pa gola të dielën pasdite kundër Lausanne-Sport, në ndeshjen që i takoi javës së 31-të të Superligës zvicerane.

Për skuadrën e Luzernit deri në fund të ndeshjes u paraqit kapiteni Ardon Jashari, ndërsa për Lausannen deri në minutën e 74-t luajti futbollisti i Kosovës, Donat Rrudhani.

Luzerni është në vendin e shtatë me 43 pikë, kurse skuadra e Lausanne-Sport është në vend të tetë me 37 pikë.