Kapiteni i Chelseat, Reece James, ka pësuar tjetër lëndim.
Ai të enjten është lënduar në stërvitje, dhe ka pësuar zgjatje të muskulit.
Lajmi është konfirmuar nga trajneri i “bluve” të Londrës, Enzo Marcsca.
24-vjeçari ka vuajtur shumë nga lëndimet së fundmi, ndërsa muajin e kaluar ishte kthyer në fushën e gjelbër pas një operimi muskulor.
Trajneri Maresca konfirmoi po ashtu se Jamesi do të mungojë të shtunën në duelin ndaj Leicester Cityt.
Për Jamesin është hera e tetë që e pëson të njëjtin lëndim brenda tetë vjetëve.
Ai ka pasur edhe lëndime tjera në gju, ijë dhe nyje të këmbës.