Nicolas Jackson dhe Cole Palmer e kanë realizuar nga një gol në fitoren e Chelseat të dielën. Në kuadër të javës së nëntë të Premier Leagues, Chelsea e mposhti 2:1 Newcastle Unitedin.
Pjesa e parë u mbyll baras 1:1. Jackson e kaloi në epërsi Chelsean në minutën e 18-të por në minutën e 32-të, Newcastle i barazoi shifrat me golin e sulmuesit Alexander Isak.
Palmer në minutën e 47-t realizoi për 2:1 dhe ia siguroi Chelseat tre pikët shumë të rëndësishme. Palmerit iu anulua edhe një gol në pjesën e parë për shkak të pozitës jashtë loje.
Chelsea ka 17 pikë, Newcastle ka pesë pikë më pak.