Futboll

Italia nuk lejon befasi

Tifozët italianë në ndeshjen kunder Izraelit ne Hungari

Foto: Associated Press

Italia nuk ka lejuar befasi të hënën mbrëma.

Në Budapest, Italia u përball me Izraelin në kuadër të Grupit 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve.  Italianët fituan 2:1 për t’u shkëputur në krye të grupit ku janë edhe Franca e Belgjika. Italia  i ka gjashtë pikë, falë edhe fitores ndaj Francës në xhiron e parë.

Ndaj Izraelit, Davide Fratessi shënoi golin e parë për Italinë në minutën e 38-të. Për 2:0 shënoi Moise Kean në minutën e 62-të.  Fare në fund, në minutën e 90-të, Izraeli shënoi me Abu Fanin.

Izraeli, që si nikoqir po luan në Hungari, mbetet pa pikë.