Futboll

Italia e synon fitoren e tretë rresht

Italia

Pas eliminimit nga 1/8 e finales në “Euro 2024”, ekipi i drejtuar nga Luciano Spalletti ka shkëlqyer në Grupin A2 të Ligës së Kombeve në dy ndeshjet e para. 

Pas fitoreve 3:1 ndaj Francës dhe 2:1 ndaj Izraelit, Italia kërkon fitore edhe në Romë në ndeshjen e tretë ndaj Belgjikës. 

Italia – Belgjika luhet të enjten mbrëma nga ora 20:45. 

Belgjika e udhëhequr nga selektori Domenico Tedesco e synon fitoren e parë ndaj Italisë në ndeshje zyrtare që prej majit të vitit 1972. 

UEFA ka shkruar të mërkurën edhe për Gjermaninë e Spanjën. 

Nikoqirja e Evropianit, Gjermania, është duke u rindërtuar nën drejtimin e selektorit Julian Nagelsmann, pas pensionimit të Manuel Neuerit e Toni Kroosit. 

Gjermania luan në udhëtim te Bosnjë-Hercegovina më 11 tetor nga ora 20:45 në Grupin A3. 

Gjermania fitoi 5:0 ndaj Hungarisë, ndërsa barazoi 2:2 me Holandën. 

Spanja e pret Danimarkën të shtunën nga ora 20:45. 

Kampionia e Evropës në dy ndeshjet e para fitoi 4:1 ndaj Zvicrës, derisa barazoi pa gola me Serbinë. 

Danimarka ndërkohë i fitoi të dyja ndeshjet e para. 

Në xhiron e tretë të ndeshjeve në Ligën e Kombeve, Harry Kane është dy gola larg për ta arritur shifrën e 70 golave. 

Anglia luan ndaj Greqisë në “Wembley” të enjten, në kuadër të Grupit B2.