Mbrojtësi Ardian Ismajli me Empolin e kanë mposhtur të premten Cagliarin me rezultatin 2:0. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Serie A.
Lorenzo Colombo në minutën e 33-të realizoi për 1:0. Ndërsa në minutën e 49-të Sebastiano Esposito e shënoi golin e dytë dhe të fundit në ndeshje për Empolin.
Ismajli e kompletoi ndeshjen, dhe ishte ndër më të mirët në fushë për klubin italian. Te Cagliari në bankën rezervë ishte portieri Alen Sherri.
Empoli nga pesë ndeshje të zhvilluara ka dy fitore dhe tri barazime. Renditët në pozitën e tretë me nëntë pikë të fituara. Cagliari është në pozitën e parafundit me dy pikë.