Futboll

Ismajli me Empolin mposhten nga Milani

Ardian Ismajli

Ardian Ismajli me Empolin kanë pësuar disfatë nga Milani me rezultatin 3:0. 

Kjo ndeshje u luajt të shtunën dhe i takoi xhiros së 14-të të Serie A. 

Golin e parë për vendësit e realizoi Alvaro Morata në minutën e 19-të. 

Dy golat e fundit i shënoi mesfushori holandez, Tijjani Reijnders në minutën e 44-t dhe 69-të. 

Ismajli e kompletoi ndeshjen tek Empoli. 

Milani ka 22 pikë. Empoli ka 16 pikë. 

Të dyja skuadrat renditen në mesin e tabelës.