Futboll

Ismajli lëndohet, Ramadani aktivizohet te lecce

Ardian Ismajli

Ardian Ismajli është detyruar ta lërë fushën në minutën e 21-të, pas një lëndimi që e pësoi në disfatën e Empolit.

Empoli të shtunën në shtëpi u mposht nga Lecce me rezultatin 3:1 në kuadër të javës së 20-të të Serie A.

Ylber Ramadani që nuk luajti në tri ndeshjet e fundit, u inkuadrua nga minuta e 82-të te Lecce.

Dario Daka mbeti në stol te mysafirët ndërsa Medon Berisha mungoi për shkak të lëndimit.

Ismajli ishte duke kaluar formë shumë të mirë këtë edicion në elitën e futbollit italian por ende nuk dihet se për sa kohë mund të jetë jashtë fushave.

Empoli dhe Lecce kanë nga 20 pikë.

Lexo përditësimet tjera
Ardian Ismajli

Lëndohet Ardian Ismajli

Ardian Ismajli është detyruar ta lërë fushën në minutën e 21-të, pas një lëndimi që e...