Futboll

Islanda befason Anglinë para Evropianit

Gareth Southgate

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate

Anglia është befasuar të premten mbrëma në miqësoren e zhvilluar ndaj Islandës. Anglezët humbën miqësoren e fundit para Evropianit që mbahet nga 14 qershori në Gjermani.

Anglia u mposht nga Islanda me rezultatin 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në “Wembley”.

Jon Dagur Thorsteinsson shënoi herët golin e fitores. Ai realizoi në minutën e 12-të golin për 1:0, rezultat me të cilin përfundoi edhe ndeshja miqësore.

Anglia është në Grupin C bashkë me Serbinë, Danimarkën dhe Slloveninë. Anglia vlerësohet prej favoriteve për ta fituar “Euro 2024”. Por të premten nuk tregoi paraqitje të mirë përballë Islandës.