Futboll

Ish-sulmuesi i Interit kritikon Asllanin

Kristjan Asllani

Ish-sulmuesi i Interit, Aldo Serena, është intervistuar nga “Corriere della Sera” të premten, dy ditë pas eliminimit të “nerazzurrëve” nga “rossonerët” e Milanit në gjysmëfinale të garës për Kupë të Italisë.

Milani fitoi 3:0 dhe avancoi në finale.

Kritikat më të mëdha të Serenas kanë shkuar për mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllani.

23-vjeçari, që luan si mesfushor defensiv, ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 53-të.

Ai në total i ka 31 paraqitje këtë edicion dhe ka kontribuuar me një gol e dy asistime.

“Asllani është me të vërtetë kopje e keqe e Hakan Calhanoglus. Ai ka telashe të shfaqet në lojë dhe ta ndërtojë atë”, ka deklaruar Serena.

Serena ka trofe të fituar me Interin, Juventusin dhe Milanin.

Në Botërorin 1990 me Italinë e zuri vendin e tretë.