Futboll

Ish-kampionia e Evropës fiton miqësoren me Maltën

Greqia

Ish-kampionia e Evropës, Greqia e ka fituar me rezultat 2:0 ndeshjen miqësore ndaj Maltës. Kjo ndeshje u zhvillua të martën në Salzburg të Austrisë.

Dy golat e fitores, grekët i shënuan në pjesën e parë. Të parin në minutën e 7-të, kurse të dytin në minutën e 15-të.

Greqia ishte fituese e Evropianit në vitin 2004. Por Greqia ka dështuar të kualifikohet në “Euro 2024” që nis të premten.