Futboll

Në Holandë të habitur me vendimin e trajnerit të Ajaxit për Ramajn

Diant Ramaj

Ish-futbollisti i Holandës, Pierre van Hooijdonk, është i habitur pse portieri Diant Ramaj nuk është zgjedhja e parë e trajnerit të Ajaxit, Francesco Farioli.

Ai ende nuk e kupton pse Remko Pasveer po paraqitet në portën e Ajaxit para Ramajt.

“Së pari, mendoj se Ramaj është një portier shumë i mirë dhe së dyti, mendoj se është një zgjedhje e çuditshme. Nuk ka logjikë. Ramaj pati një sezon mjaft të mirë vitin e kaluar dhe ai ishte një nga blerjet që pati paraqitjet më të mira. Ai pati vlera dhe tani ai mbetet në stol. Ata mund të bëjnë gjithçka. Por unë nuk e kuptoj”, ka thënë Hooijdonk për “Studio Voebal” të Holandës.

Ramaj 23-vjeçar është paraqitur vetëm në ndeshjen për Kupë të Holandës këtë edicion. Ai humbi vendin e titullarit pas lëndimit të rëndë të pësuar edicionin e kaluar.

E la jashtë fushës për kohë të gjatë.