Futboll

Ipswichi konfirmon ftesën e Kosovës për portierin Muriq

Aro Muriq

Portieri Arijanet Muriq është ftuar nga Kosova, shkruan të enjten në njoftimin e klubit të Premier Leagues së Anglisë, Ipswich Town.

“Aro, i transferuari nga Burnley këtë verë, është përfshirë në skuadrën e Kosovës për ndeshjet e Ligës së kombeve kundër Rumanisë dhe Qipros”, shkruan sajti i klubit anglez. 

Muriq është portier i parë i Kosovës. 

Ai pritet të paraqitet nga minuta e parë në ndeshjen kundër Rumanisë më 6 shtator në Prishtinë dhe ndeshjen kundër Qipros tri ditë më vonë në Nikosia.