Futboll

Inzaghi tek Interi deri në vitin 2026

Simone Inzaghi

Trajneri Simone Inzaghi do të jetë në krye të Interit deri në verën e vitit 2026. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar të premten se Inzaghi e ka rinovuar kontratën me Interin pas rezultateve të mira që i pati edicionin e kaluar.

Me rinovimin e kontratës, Inzaghit i është rritur edhe paga në 6.5 milionë euro në vit, si dhe bonuset për sukseset e tjera. 48-vjeçari është trajner i Interit prej vitit 2021, ndërsa kishte edhe një vit kontratë. 

Nën drejtimin e Inzaghit, Interi ka fituar gjashtë trofe, si dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve në edicionin 2022/2023. Në finale të “Championsit” u mposht 1:0 nga Manchester City.

Inzaghi me Interin në 158 ndeshje ka 104 fitore, 28 barazime dhe 26 disfata.