Trajneri Simone Inzaghi është dukur shumë i nervozuar në prag të përfundimit të ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Milanit.
Milani avancoi në finale pas fitores 3:0 të mërkurën mbrëma në “Giuseppe Meazza” dhe e eliminoi Interin e trajnerit Inzaghi nga gara. Ndeshja e parë në “San Siro” ishte mbyllur 1:1.
Mediumi “Canale 5” shfaqi një video të teknikut italian duke iu drejtuar me nervozizëm gjyqtarit të katërt.
“Nuk dua minuta shtesë, nuk mund të talleni me mua”, ka thënë Inzaghi.
Pas ndeshjes, Inzaghi ka theksuar se është i shqetësuar për dy humbjet rresht. Në fundjavën e kaluar, Interi u mposht edhe nga Bologna.