Trajneri Simone Inzaghi thotë se Interi duhet ta harrojë rezultatin e ndeshjes në “Allianz Arena” por jo edhe paraqitjen që bëri.
Inzaghi është i bindur se në “Giuseppe Meazza” lojtarët e tij do t’i pret një ndeshje e vështirë.
Interi e fitojë çerekfinalen e parë të Championsit ndaj Bayernit me rezultatin 2:1.
“Nerazzurrët” të mërkurën nga ora 21:00 e presin Bayernin në ndeshjen kthyese.
“Ne e dimë se nesër do të jetë vërtetë vështirë. Duhet të harrojmë rezultatin e ndeshjes së parë, por jo paraqitjen që bëmë në Munih. Ne patëm një lojë të shkëlqyer, por e dimë se kundërshtarët tanë kanë shumë cilësi. Është çerekfinale, pjesa e parë u luajt në Munih dhe nesër do të kemi të dytën. Djemtë janë pozitivë dhe skuadra e di se do të luajmë kundër një kundërshtari të madh. Ne e respektojmë Bayernin. E dimë se çfarë lloje skuadre është”, ka thënë Inzaghi në konferencë për shtyp.