Ish-mesfushori i Argjentinës dhe tani presidenti i Boca Juniorsit, Juan Roman Riquelme, është dashur të interventojë për ta parandaluar një përleshje masive mes tifozëve të Boca Juniorsit dhe Gimnasia La Platas.
Ngjarja kishte ndodhur të mërkurën mbrëma në çerekfinale të Kupës së Argjentinës në Rosario.
Tifozët e të dyja klubeve ishin përleshur edhe në vitin 2022, ndërsa kishte mbetur i vdekur një tifozë.
Riquelme shkoi te tifozët e Bocas, të cilët ishin drejtuar për te tifozët e Gimnasias.
Edhe lojtarët kontribuuan në parandalimin e përleshjes, bashkë me Policinë.
Boca fitoi në penallti pasi koha e rregullt kishte përfunduar 1:1.
🇦🇷 There was trouble on the terraces last night as Boca Juniors faced Gimnasia in the Copa Argentina quarterfinal (@ Estadio Marcelo Bielsa). As local police and Boca fans were in a stand-off, who came in as peacemaker? Club president Juan Román Riquelme! pic.twitter.com/lka0jTs0af