Futboll

Interit i mungon mbrojtësi kryesor ndaj Barcelonës

Benjamin Pavard

Interi do të jetë pa njërin prej mbrojtësve kryesorë të skuadrës në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Interi të mërkurën nga ora 21:00 do të luajë në udhëtim te Barça në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. 

Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se mbrojtësi francez, Benjamin Pavard, do të jetë mungesë e rëndësishme e skuadrës së Simone Inzaghit ndaj gjigantit katalunas.

Pavard u lëndua të dielën në disfatën 1:0 të Interit nga Roma.

Pavard u detyrua të zëvendësohej në minutën e 15-të. Mësohet se francezi e ka lënduar kyçin e këmbës.

Ndërkohë në dyshim për ndeshjen ndaj Barçës është sulmuesi Marcus Thuram.

Thuram i ka munguar “nerazzurrëve” në tri ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi muskulor.