Futboll

Interi vazhdon kontratën me mbrojtësin Bisseck

Yann Aurel Bisseck

Mbrojtësi i Interit, Yann Aurel Bisseck, do të jetë pjesë e skuadrës “nerazzurre” deri në vitin 2029, ka njoftuar klubi të premten.

23-vjeçari iu bashkua Interit në verën e vitit të kaluar nga Aarhusi i Superligës së Danimarkës.

Transferimi i tij u kompletua për 7 milionë euro.

“Calciomercato” ka shkruar se Bisseck deri tani ka përfituar më pak se 1 milionë euro në sezon, por paga e tij është rritur dukshëm.

Ai ka luajtur në shtatë ndeshje të Serie A në edicionin aktual.

Ka zhvilluar edhe katër paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Interi dhe Atalanta janë të vetmet skuadra që ende nuk kanë pësuar gol në “Champions”.