Futboll

Interi shmang disfatën në fund

Inter-Monza

Kampioni në fuqi i Italisë, Interi, e ka shmangur disfatën në fundin e ndeshjes. 

“Nerazzurrët” të dielën mbrëma barazuan 1:1 në udhëtim te Monza. 

Portugezi Dany Mota i dha epërsinë vendësve në minutën e 81-të. 

Por, futbollistët e Monzas nuk e mbajtën epërsinë dhe pranuan gol dy minuta para fundit. 

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Denzel Dumfries, i barazoi shifrat pasi shënoi nga afërsia pas asistimit të Carlos Augustos. 

Kristjan Asllani ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 74-t. 

Interi në katër ndeshje ka tetë pikë, aq sa kanë edhe Juventusi e Torino. 

Lider është Napoli që ka nëntë pikë.