Futboll

Interi përforcohet me një mbrojtës argjentinas

inter

Skuadra e Interit është përforcuar me një mbrojtës argjentinas. Klubi italian të shtunën e ka zyrtarizuar 21-vjeçarin, Tomas Palacios. Argjentinasi do të jetë pjesë e Interit deri në verën e vitit 2029. 

Ai u transferua nga klubi nga Argjentina, Independiente Rivadavia për 6.5 milionë euro. Karrierë ka bërë edhe te Talleresi. 

Palacios u shpreh i lumtur me nënshkrimin e kontratës. 

“Isha shumë i lumtur dhe krenarë. Po jetoj një ëndërr tani, gjithçka që mbetet është të stërvitem dhe të jap më të mirën time. Unë jam një mbrojtës i ashpër që kënaqem duke luajtur me topin. Personalisht, dua të fitoj kohë për të luajtur dhe të kënaqem duke qenë në këtë klub të mrekullueshëm. Së bashku, shpresoj të ndihmoj skuadrën dhe shokët e mi dhe ta çoj Interin sa më lart që të jetë e mundur”, ka deklaruar 21-vjeçari.