Futboll

Interi nuk befasohet nga Udinese

FC Inter

Interi ka shënuar dy gola të hershëm për tjetër fitore në Serie A.

Të dielën mbrëma, Interi fitoi 2:1 ndaj Udineses, në kuadër të xhiros së 30-të.

Interi është lider i kampionatit italian me 67 pikë. Udinese është në mesin e tabelës me 40 pikë.
Marko Arnautoviq e shëoi golin e parë për Interin në minutën e 12-të.

Për 2:0 realizoi Davide Frattesi në minutën e 29-të. Federico Dimaro asistoi në të dy golat.

Udinese reagoi në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 71-të, kur për 2:1 shënoi Oumar Solet. Por gola të tjerë nuk u shënuan.

Kristjan Asllani luajti prej minutës së 64-t për Interin.