Futboll

Interi kthehet te fitorja

Interi

Interi ka bërë një hap të madh për titull të kampionit në Serie A. 

Pas barazimit 1:1 kundër Napolit më 17 mars, Interi të hënën mbrëma mposhti Empolin me rezultatin 2:0, në ndeshjen që i takoi javës së 30-të në elitën e futbolli italian. 

Frederico Dimarco shënoi golin e parë në minutën e pestë, kurse golin e dytë për ekipin e drejtuar nga Simone Inzaghi e realizoi Alexis Sanchez. Ai shënoi gol në minutën e 81-të. 

Kristjan Asllani luajti për Interin nga minuta e 69-të, kurse Empolit i munguan shkaku lëndimeve Etrit

Berisha dhe Ardian Ismajli. Stiven Shpendi ishte në stol. 

Me këtë fitore, Interi është forcuar në vendin e parë me 79 pikë. 

Milani është në vendin e dytë me 65 pikë, kurse Empoli në pozitën e 18-të me 25 pikë.