Futboll

Interi jep detaje për lëndimin e Zielinskit

Interi, Piotr Zielinski

Interi ka thënë të enjten se Piotr Zielinski ka marrë lëndim në kofshën e këmbës së djathtë dhe se gjendja e tij do të monitorohet në ditët në vijim.

Mesfushori i “nerazzurrëve” u lëndua në muskul sa ishte duke e përfaqësuar Poloninë në Ligën e Kombeve të martën mbrëma, në duelin ndaj Kroacisë.

“Sky Sport Italia” ka shkruar se ai do të mungojë ndaj Romës në derbin që zhvillohet në “Stadio Olimpico”.

Por, Interi shpreson që polaku të jetë i gatshëm për lojë në duelet ndaj Young Boysit në Ligën e Kampionëve javën tjetër, dhe ndaj Juventusit më 27 tetor.

Zielinski iu bashkua Interit si futbollist i lirë nga Napoli në verën e kaluar, me kontratë deri në vitin 2028.

Zielinski ka luajtur edhe për Empolin dhe Udinesen.

Në Itali luan që prej vitit 2012, ndërsa ka 49 gola të shënuar e 42 asistime në 367 paraqitje në Serie A.