Interi e ka fituar në kryendeshjen e zhvilluar në “Giuseppe Meazza” ndaj Arsenalit të mërkurën mbrëma. “Nerazzurrët” mposhtën “revolveristët” me rezultatin 1:0, falë penalltisë të cilën në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, në gol e konkretizoi Hakan Calhanoglu.
Kristjan Asllani e zëvendësoi pikërisht Calhanoglun në minutën e 71-të.
Ndeshja i ka takuar xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.
Pas katër ndeshjeve, Interi ka 10 pikë dhe ende nuk ka pranuar gol.
Arsenali mbetet me shtatë pikë.