Futboll

Interi e zyrtarizon Taremin

Mehdi Taremi

Skuadra e Interit e ka zyrtarizuar sulmuesin Mehdi Taremi. Iraniani ka nënshkruar kontratë trevjeçare me kampionin e Serie A, Interin. Taremi të shtunën për faqen zyrtare të Interit është shprehur i lumtur që do të fillojë një aventurë të re me klubin italian.

“Jam shumë i lumtur që jam sot këtu, është një ëndërr e realizuar për mua. Ndihem mirë dhe jam shumë i lumtur. Më duhet të them se ky është momenti më i lumtur i jetës sime. ‘Serie A’ është një nga ligat më prestigjioze në botë. Unë do të përpiqem të bëj më të mirën time siç kam bërë gjithmonë deri tani. Si sulmues, më duhet të shënoj gola dhe të jap asistime”, deklaroi Taremi.

31-vjeçari është bërë edhe futbollisti i parë iranian që është transferuar tek Interi.

Taremi iu bashkua Interit si futbollist i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me Porton. Me përfaqësuesen e Iranit në 86 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 49 gola.