Interi do të dërgojë ofertë me pagë prej 5 milionë euro për një edicion, për bashkëlojtarin e Edon Zhegrovës te Lille, kanadezin Jonathan David.
Kështu ka raportuar të premten mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”.
David do të jetë futbollist i lirë në muajin qershor dhe nga situata e tij pritet të përfitojë klubi “nerazzurr”.
Interi synon që t’i ofrojë atij kontratë deri në vitin 2030.
25-vjeçari është prej sulmuesve më të mirë në elitën e futbollit francez. Ka 23 gola të shënuar e 10 asistime në 43 paraqitje në të gjitha garat.