Derbi i xhiros së nëntë i elitës së futbollit italian në këtë fundjavë do të jetë mes Interit dhe Juventusit. Kampioni italian, Interi, e pret në shtëpi Juventusin të dielën nga ora 18:00.
Në total janë zhvilluar 238 ndeshje mes këtyre dy skuadrave në të gjitha garat.
Juventusi ka 109 fitore, Interi ka 70 fitore, kurse 59 herë ndeshja ka përfunduar baras.
Interi ka 17 pikë dhe është në vendin e dytë. Me një pikë më pak, Juventusi renditet në pozitën e tretë.
Lideri i tabelës, Napoli, të shtunën e pret Leccen nga ora 15:00.
Milani këtë fundjavë nuk luan, pasi ndeshja me Bolognan është shtyrë për shkak se janë parashikuar reshje të mëdha të shiut dhe ka rrezik për përmbytje.