Legjenda e Barcelonës, Andreas Iniesta, ka filluar rrugëtimin për t’u bërë trajner i futbollit. Iniesta është regjistruar në kursin për trajner në Federatën e Futbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Iniesta nga shumë tifozë të futbollit ishte vlerësuar mesfushori më i mirë në botë.
Ai ditë më parë njoftoi për tërheqjen nga futbolli në moshën 40-vjeçare. Iniesta i kaloi 16 vjet te Barcelona, duke luajtur në 674 ndeshje dhe duke kontribuar me 57 gola e 135 asistime.
I fitoi plot 32 trofe me Barën. Pasi u largua nga Barcelona në vitin 2018, Iniesta luajti pesë vjet në Japoni te Vissel Kobe. E fitoi titullin e kampionit dhe kupën e Japonisë.
Në edicionin e kaluar u paraqit në Emiratet e Bashkuara Arabe.