Futboll

Hummelsi pritet të largohet në janar

Mats Hummels

Trajneri i Romës, Ivan Juriq nuk e aktivizoi Mats Hummelsin në ndeshjen e Ligës së Evropës të enjten mbrëma ndaj Royale Unionit në barazimin 1:1.

Një ditë më pas, mediumi italian “Corriere dello Sport”, ka shkruar se qendërmbrojtësi gjerman mund të largohet në muajin janar.

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 2014, pritej të luante në vend të Evan N’Dickas të enjten mbrëma, por trajneri Juriq vendosi që pozitën e tij ta zinte Bryan Cristante.

Ky vendim, sipas mediumit italian, ka “shokuar” lojtarët në dhomat e zhveshjes.

Hummelsi iu bashkua Romës në muajin shtator si futbollist i lirë.

35-vjeçari nënshkroi kontratë prej 2.5 milionë eurove deri në fund të edicionit. 

Raportohet se Hummelsi ka disa oferta nga disa skuadra të Bundesligës gjermane.

Qëkur u transferua te Roma, Hummelsi ka luajtur vetëm 23 minuta.