Mats Hummels nuk ka munguar asnjë minutë në Ligën e Kampionëve në këtë edicion.
Futbollisti i fundit që kishte luajtur në secilën minutë kur Real Madridi kishte triumfuar në Champions, ishte Cristiano Ronaldo në edicionin 2017/18.
Ndërkohë, mbrojtësi i fundit që e kishte arritur një sukses të tillë, ishte Sami Hyypia me Liverpoolin, në edicionin 2004/05.
Hummels është vetëm njëri nga dy lojtarët e Borussia Dortmundit, bashkë me Marco Reusin, që ishin paraqitur në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2013 në “Wembley”, kur ishin mposhtur nga Bayern Munichu.
Me 35 vjet e 168 ditë, Hummels mund të bëhet lojtari më i vjetër gjerman që do të jetë titullar në një finale të Championsit.
Lothar Matthaus është më i vjetri prej vitit 1999, kur kishte luajtur për Bayern Munichun kundër Manchester Unitedit në finale.
Hummelsi ka bërë 48 ndërhyrje në edicionin aktual të Ligës së Kampionëve, më shumë se çdo mbrojtës tjetër që prej Lucios së Interit të edicionit 2009/10, që kishte bërë 53 ndërhyrje të sakta.
35-vjeçari Hummels po ashtu ka kompletuar 25 pasime prapa dy linjave të fundit të skuadrës kundërshtare.
Më së shumti pas Toni Kroosit të Real Madridit, që ka 31 pasime.