Pas humbjes së thellë nga Bayerni në Champions, Dinamo Zagrebi është mposhtur me rezultat bindës edhe në kampionatin kroat.
Të shtunën mbrëma, Dinamo humbi 4:1 nga Slaven Belupo, në kuadër të xhiros së shtatë.
Arbër Hoxha luajti nga minuta e 60-të për Dinamon.
Dinamo ka rënë në pozitën e tretë me 13 pikë.
Pas humbjes 9:2 nga Bayerni, Dinamo u nda me trajnerin Sergej Jakiroviq.