Rexhbeçaj u paraqit deri në fund të takimit tek Augsburgu që pësoi disfatë të dielën nga Heidenheimit me rezultatin 4:0, në kuadër të javës së dytë të Bundesligës gjermane.
Rexhbeçaj pritet të hënën t’i bashkohet Kosovës në grumbullim për dy ndeshjet e këtij muaji të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Kosova luan më 6 shtator në Prishtinë ndaj Rumanisë, kurse tri ditë më vonë kundër Qipros në udhëtim.
Ndërkohë, Leart Paqarada kompletoi ndeshjen te Koelni që fitoi 3:1 ndaj Schalkes.
Paqarada asistoi në golin e tretë të realizuar në minutën e 46-të.
Kjo ndeshje e luajtur të dielën i takoi javës së katërt të Bundesligës 2 të Gjermanisë.