Skuadra e Magdeburgut të dielën ka barazuar me rezultat 2:2, me Hamburgun në kuadër të xhiros së 29-të në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës U21, Andi Hoti, e kompletoi tërë ndeshjen me Magdeburgun.
Të dy golat e Magdeburgut i shënoi sulmuesi, Mohammed El Hankouri. Në minutën e 26-të ai shënoi fillimisht nga penalltia, ndërsa për 2:0 realizoi në minutën e shtatë shtesë të pjesës së parë.
Hamburgu golat e barazimit i shënoi me mbrojtësin Sebastian Schonlau dhe mesfushorin Jonas Meffert në minutën e 68-të dhe në minutën e katërt shtesë të pjesës së dytë.
Skuadra e Magdeburgut pas 29 ndeshjeve të zhvilluara renditet në vendin e 13-të me 33 pikë.
Hamburgu është në vend të katërt me 49 pikë.