Futboll

Historia e Dortmundit në finalet evropiane

Borussia Dortmund

Real Madridi është skuadra më e suksesshme në garën më të rëndësishme evropiane. Por, Borussia Dortmundi nuk është skuadër e panjohur në skenën Champions. 

Për Dortmundin finalja e së shtunës mbrëma në “Wembley” do të jetë e gjashta evropiane. 

Hera e fundit kur Dortmundi u mposht në një finale të Ligës së Kampionëve ishte po në “Wembley” në vitin 2013. 

Në atë finale, Dortmundi ishte mposhtur nga Bayern Munichu me rezultatin 2:1. 

Dortmundi e kishte mposhtur Juventusin në Munih 3:1, dhe u bë kampion i Evropës në vitin 1997. 

Kupën e Fituesve të Kupave, Dortmundi e kishte fituar në vitin 1966. 

Dy finalet tjera evropiane në të cilat ishte i përfshirë Dortmundi, kanë qenë në Kupën e UEFA-s, në vitin 1993 dhe 2002. 

Në të dyja rastet ishte mposhtur.