Futboll

Himni i gabuar para ndeshjes së Ligës së Kampionëve

aston villa

Lojtarët e Aston Villas dhe Paris Saint-Germainit mbetën duke shikuar me habi njëri-tjetrin të martën në “Villa Park”, kur himni i Ligës së Evropës u dëgjua në vend të këngës ikonike të Ligës së Kampionëve.

Gabimi ndodhi para ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ka pasur reagime të shumta lidhur me këtë gabim.

Villa bëri ndeshje të madhe duke fituar 3:2 ndaj PSG-së. Por fitorja nuk ishte e mjaftueshme për të avancuar në gjysmëfinale.

VIDEO: