Ish-mesfushori i rëndësishëm i përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, është bërë me skuadër.
33-vjeçarin të martën e prezantoi Partizani i Tiranës.
Shala ishte pa ekip që nga viti i kaluar. Së fundi ka luajtur për skuadrën Start në kategorinë e dytë norvegjeze.
Ka luajtur edhe në shumë skuadra tjera norvegjeze e po ashtu në Turqi e Çeki.
Për Kosovën, Shala i luajti 27 ndeshje prej vitit 2016 e deri në vitin 2021. Ishte më herët te Shqipëria, ndërsa ka luajtur edhe për Norvegjinë U17 e U21.
Shala ka firmosur me Partizanin kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026, me mundësi të vazhdimisht edhe për një vit tjetër.