Forma e mirë që është duke e treguar Barcelona këtë edicion është puna që bëri për dy vjet Xavi. Kështu vlerëson ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës, Thierry Henry.
Henry iniston se po ndihet ende dora e Xavit.
Sipas Henryt, Xavi në kohën e tij te Barça zbuloi disa futbollistë si Lamine Yamal dhe Pau Subarsi që tashmë janë futbollistët kryesorë të gjigantit spanjoll.
“Unë nuk mendoj se Hansi Flick ka filluar një epokë te Barça. Ishte Xavi ai që iu dha mundësinë futbollistëve të rinj si Pau Cubarsi dhe Lamine Yamal. Kjo skuadër duhet të konsiderohet si një nga favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë Henry, shkruan të enjten “Mundo Deportivo”.
Barça është e pamposhtur në shtatë ndeshjet në të gjitha garat. Është lidere në tabelë në La Liga me 33 pikë. Në Ligën e Kampionëve pas katër ndeshjeve të luajtura ka tri fitore dhe një barazim. Renditet në pozitën e gjashtë me nëntë pikë.