Hendbollistet e Përfaqësueses së Kosovës e kanë nisur grumbullimin për ndeshjet e këtij muaji.
Kosova të hënën pasdite e ka zhvilluar stërvitjen e parë në Luksemburg, ndërsa hendbollistet kanë synim për të avancuar nga faza e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2025.
“Nën urdhrat e selektorit Agron Shabani ishin të gjitha hendbollistet, ndërsa shtabi teknik e çmon atmosferën shumë pozitive dhe përkushtimin e vajzave për të shfrytëzuar ditët në dispozicion për përgatitje sa më të mirë”, shkruan Federata e Hendbollit e Kosovës.
Kosova do të qëndrojë deri të enjten në Luksemburg dhe më pas do të niset drejt Belgjikës. Të premten dhe të shtunën do të përballet me Belgjikën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Fituesi i grupit avancon në fazën e dytë.
Te Kosova presin përkrahje nga shqiptarët në Belgjikë dhe vendet e tjera evropiane.