Futboll

“Hat-tricku” i radhës për Haalandin, pikët e plota për Cityn

Erling HAaland

Erling Haaland e ka vazhduar formën e shkëlqyer në fillim të edicionit të ri. 

Ai të shtunën e regjistroi “hat-trickun” e dytë rresht. 

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, falë kontributit të Haalandit, fitoi ndaj West Ham Unitedit në “London Stadium”, 3:1, në ndeshjen e xhiros së tretë të Premier Leagues. 

Norvegjezi realizoi dy herë në pjesën e parë. Fillimisht në minutën e 10-të. 

Ruben Dias realizoi autogol nëntë minuta më pas dhe shifrat u barazuan në 1:1. 

Por Haaland pas gjysmë ore lojë e ktheu epërsinë e Cityt, kurse tregolëshin e kompletoi shtatë minuta para fundit. 

24-vjeçari në 69 paraqitje në Premier League, tani ka 70 gola të shënuar në total.