Futboll

Hasin e duan për trajner klube të mëdha belge

Besnik Hasi

Trajneri kosovar Besnik Hasi mund ta drejtojë një prej tre klubeve të mëdha belge nga edicioni i ardhshëm. Skuadra e Gentit, Genkut, Antwerpit dhe Club Brugget e duan Hasin për trajner, ka njoftuar të mërkurën “voetbal24.be”.

Sipas sajtit belg, Hasi do të flasë me klubet e interesuara vetëm pasi të përfundojë plejofi i kampionatit belg të futbollit.

Trajneri mori drejtimin e Mechelenit në fillim të edicionit aktual dhe me sukses e udhëhoqi drejt plejofit.

“Trajneri aktualisht është në diskutim me ekipin e tij për të ardhmen. Megjithatë, ka shumë mundësi të mira për Hasin në sezonin e ardhshëm. Interesimi është i madh nga Genti, Genku dhe Antwerpi. Përveç tyre edhe Club Brugge është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm. Hasi është një prej opsioneve”, shkruan sajti belg.

Trajneri 52-vjeçar më herët në Belgjikë e ka drejtuar Anderlechtin, ndërsa ka punuar edhe te Legia e Varshavës, Olympiacosi, Al-Readi dhe Al-Ahli.