Trajneri i Anderlechtit, Besnik Hasi, pavarësisht humbjes nga Genku të dielën, është shprehur se nuk mund të zemërohet me futbollistët e tij.
Për Hasin ishte disfata e dytë radhazi në krye të Anderlechtit.
Hasi deklaroi se dëshiron që ta shohë skuadrën duke u paraqitur sa më mirë.
Ai shtoi se ka ende punë për t’u bërë nga e gjithë skuadra.
“Vështirë se mund të zemërohem me djemtë. Ata dhanë gjithçka. Por duhet të jem i sinqertë. Dua ta shoh edhe më mirë skuadrën. Kemi bërë hap para, megjithëse ka ende shumë punë për të bërë. Nga unë, nga stafi, nga ekipi”, ka thënë Hasi, shkruajnë të hënën mediumet belge.
53-vjeçari Hasi u kthye ta drejtojë skuadrën e Anderlechtit. Ai u emërua trajner i klubit të madh belg në muajin e kaluar.
Hasi ishte fillimisht si ndihmës e më pas edhe si trajner i parë i Anderlechtit. Nën drejtimin e Hasit, Anderlechti e fitoi titullin në edicionin 2013/2014.