Klubi elitar i Belgjikës, Mechelen, ka konfirmuar largimin e trajnerit kosovar Besnik Hasi në fund të këtij edicioni. Klubi belg njoftoi se vendimi për ndërprerjen e bashkëpunimit është marrë me marrëveshje të dyanshme.
“Klubi falënderon Besnikun për serinë e shkëlqyer që ka arritur dhe kështu ka udhëhequr klubin drejt një ëndrre. Klubit i duhet kohë për të kërkuar një trajner për kampionatin e ri”, shkruan në njoftimin e Mechelenit.
Edhe Hasi ka dhënë një deklaratë pas largimit. “Lojtarët duhet të dëshmojnë veten me një trajner të ri. Më vjen keq për largimin tim. Më pëlqeu të punoja këtu. Unë e bëra punën time këtu. Kur mbërrita skuadra ishte në gjendje të keqe, por pas kësaj arritëm rezultate të një ekipi kampion. Ne madje luftuan për vendin e parë deri në ndeshjen e fundit. A do të kisha qëndruar nëse do të arrinim në plejofin e Ligës së Kampionëve, nuk e di. Shpresoj që klubi të tregoj paraqitjet e duhura për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Hasi në konferencë.
Ditë më parë Hasi ka mohuar spekulimet se ka arritur marrëveshje për drejtimin e Gentit në edicionin tjetër. Hasi e mori drejtimin e Mechelenit në muajin nëntor dhe ka pasur rezultate të mira.