Futboll

Hasi, kandidat për ta drejtuar Antwerpin

Besnik Hasi

Trajneri kosovar, Besnik Hasi, është kandidat për ta drejtuar Antwerpin, raportojë të martën mediume të ndryshme në Belgjikë.

Interesim për Hasin pas rezultateve të mira me Mechelenin, kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha belge, Genti, Genku dhe Club Brugge. Por në Belgjikë raportohet se Antwerpi është favorit për ta emëruar shef të shtabit teknik ish-futbollistin e Shqipërisë.

Hasi mori drejtimin e Mechelenit në fillim të edicionit dhe me sukses e udhëhoqi drejt plejofit.

Trajneri 52-vjeçar më herët në Belgjikë e ka drejtuar Anderlechtin, ndërsa ka punuar edhe te Legia e Varshavës, Olympiacosi, Al-Readi dhe Al-Ahli.